Departamenti Amerikan i Shtetit e nis listën e 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë, me emrin e Ardian Dvoranit.

Në një postim në “Facebook”, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shkruan se ish-kreu i KED, Ardian Dvorani është një prej kampionëve kundër korrupsionit, ndërsa e falenderoi për mbrojtjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Përmes krijimit të Çmimit të Kampionëve Kundër Korrupsionit, Departamenti i Shtetit vlerëson punën e guximshme të avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota. Një qeveri nuk mund të punojë për njerëzit nëse zyrtarët e saj publikë janë të korruptuar. Sot, ne i falënderojmë këta Kampionë kundër Korrupsionit për mbrojtjen e bashkëqytetarëve të tyre, për ekspozimin e keqbërjes dhe për mbrojtjen e transparencës dhe llogaridhënies. Mësoni më shumë rreth Kampionëve Kundër Korrupsionit të shpallur sot nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Gjyqtari dhe Anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani nga Shqipëria është një prej këtyre Kampionëve.”

Ish-kreu i Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani është akuzuar shpesh nga Meta për pengim të reformës në drejtësi, shkelje të kushtetutës dhe shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *