Subscribe

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule I ka cilësuar deputetët e rinjë të opozitës si kalimtarë pasi nuk do të japin asnjë kontribut për vendin.

 

Nga Korça, Dule tha se as Karamelo as pjesa tjetër e deputetëve të rinj nuk do të shërbejnë si komardare shpëtimi për kryeministrin Edi Rama.

 

Sipas Dules opozita është mëse e vendosur për të larguar nga qeveria kryeministrin Edi Rama dhe se ka totalisht mbështetejen e qytetarëve.

 

“As Karamelo,as te ngjashmit e tij,nga cdo drejtim qe mund ti bashkangjiten Rames,nuk mund te sherbejne si komardare shpetimi. Jane thjesht fenomene, që ne jeten politike te cdo vendi, jane kalimtare dhe nuk mund te kene asnje kontribut dhe asnje domethenie. Rrjedhimisht,duhet te jemi te gjithe, me te vendosur se kurre, qe ti pergjigjemi kerkeses popullore, te largohet Rama, te largohet qeveria e tij. Qytetaret duhet te kene te drejten që ka cdo qytetar i vendeve te lire dhe te civilizuar,te drejten e votes. Vota te mos blihet me me thase me miell,me shlyerje te detyrimeve te OSHE,te ujesjellesit, por te shprehin vullnet politik. Sido qe te jete,askush nuk mund te pengoje askënd te jete opozite e nje qeverie. Opozita nuk eshte ne parlament,opozita eshte me qytetaret, vendimet e partive politike kane qene te njezeshme, nga i gjithe spektri i opozites. Gjithcka tjeter eshte nisme individuale, e cila e ka zanafillen ne nje hall. Rrjedhimisht hallet e disa individeve nuk mund te jene hallet e te gjithe qytetareve.”

 

Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale, Dule tha se Rama duhet mëshiruar pasi tragjikomedia e tij personale rrezikon të kthehet në tragjedi të të gjithë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *