Subscribe

 

Ky është Admir Muijkiç, një prej piktorëve më të njohur nga Bosnjë-Hercegovina i cili është pjesë e kolonisë së piktorëve “Ditët e Mios”.Kur ka mësuar për piktorin korçar, Vnagjush Mio, me dëshirë ka pranuar të jetë pjesë e këtij projekti artistik.

 

 “E di që Vangjush Mio është një prej artistëve tuaj më të mëdhenj të pikturës dhe në momentin që kam marrë ftesën kam kërkuar në internet dhe në libra të ndryshëm për t’u njohur më mirë me pikturat e Mios. Impresionoi i parë është që Mio ka qenë një mjeshtër i madh dhe ka qenë një kënaqësi të jesh në ato vende ku Mio ka punuar dhe pritshmëritë janë mjaft të mëdha.”

 

Mujikic thotë se peizazhi është gjini që nuk vdes kurrë.

 

“Është gjinia që mbretëron gjithmonë në inspirimin e një artisti. Mund të bësh piktura realiste, abstrakte por peizazhi mbetet mbretëresha e gjithçkaje. Mua më pëlqen që të sjell diçka që ka bazën tek frymëzimi i Mios ku mbi gjithçka do të mbizotërojë peizazhi.”

 

Artisti boshnjak bën me dije se edhe në vendin e tij ka koloni të ngjashme piktorësh, ndaj per ketë arsye e sheh aktivitetin Ditët e Mios si një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen me piktorët korçarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *