Dy të miturit shqiptarë, Kristian dhe Amantia Toska, që prej disa muajsh ishin të zhdukur në Portugali, janë gjetur.

 

Referuar mediave të huaja, ata mbaheshin peng nga babai i tyre. Të miturit u gjetën në komunën Caldas da Rainaha në Portugali, rreth 100 km larg Lisbonës.

 

Babai i tyre përfundoi në pranga, ndërsa fëmijët u dorëzuan te nëna. Familja Toska jetonte prej vitesh në Gjermani, ndërsa denoncimi për humbjen e fëmijëve u bë nga nëna dhjetorin e kaluar.

 

Për këtë rast reagoi edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodrigues, e cila bëri thirrje që ata të gjenden sa më parë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *