Ish-futbollisti i Milanit, Seid Visin u gjet i pajetë në banesën e tij.

 

Ai la edhe një letër, ku tregonte arsyet pse i dha fund jetës. I rikthyer në Salerno, 20-vjeçari vuajti ndjeshëm presionin e racizmit.

 

I riu, i cili u adoptia nga një familje italine, u rikthye në Salerno, duke iu bashkuar fillimisht ekipit të Beneventos, por më pas vendosi të ndryshojë jetën.

 

Ai u përball me diçka që ai nuk e kishte përjetuar më parë, rracizmi.

 

Përmes një letre, ai shkruan: “Nuk jam një emigrant. Jam i adoptuar dhe më kujtohet se dikur më donin të gjithë. Por tani gjithçka duket e përmbysur. Kisha gjetur një punë që u detyrova të lë sepse shumë njerëz, veçanërisht më të moshuarit, nuk pranonin të shërbeheshin nga unë, dhe më akuzonin se i hiqja punën të rinjve italianë. Tani kudo që shkoj, ndiej pas shpine vetëm shikime plot urrejtje dhe të trembura.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *