Një situatë shqetësuese mjedisore është raportuar paraditen e kësaj të hëne në Elbasan, ku banorët që jetojnë në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik kanë ngritur alarmin për ndotje të rëndë të ajrit.
Ajo ka ardhur si rezultat i djegjes së gomave buzë lumit Shkumbin. Tymi i i ka mbuluar zonën, ndërsa banorët ankohen se në veçanti fëmijët dhe të moshuarit, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe irritim të fortë nga era e rëndë.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që persona të paidentifikuar djegin goma në zona të banuara dhe shkaktojnë ndotje të rëndë mjedisore.





