Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

“Jemi pro kredisë nga SHBA, por jo procedurës antikushtetuese”,...

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u vu në...

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla: Historike për...

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj ironizon Ballën:...

E nxorrën jashtë me dhunë, Agron Shehaj në Kuvend:...

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë i afrohemi...

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama: “Kali i...

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen para Kuvendit,...

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

20 Prill 12:25

Qeveria e Kosovës ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje të hënën në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti tha se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.

“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, theksoi Kurti.

Ai e përshkroi IRGC-në si “strukturë që e përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin rajonal dhe global”.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.

Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë.

Disa vende tashmë e kanë shpallur organizatë terroriste IRGC-në, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rishtazi, Bashkimi Evropian e shpalli atë si terroriste pasi Teherani i shtypi në mënyrë brutale protestat antiqeveritare në fillim të këtij viti.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë thënë se mbi 6.000 njerëz u vranë gjatë protestave në Iran.

Sipas tyre, protestuesit u vranë nga forcat e sigurisë, përfshirë Gardën Revolucionare, të cilat qëlluan drejtpërdrejt mbi protestues.

Irani, me një popullsi prej mbi 91 milionë banorësh, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me vendin.

Futja e një grupi apo organizate në listën e zezë nënkupton zakonisht ngrirje asetesh së saj në atë vend dhe regjim vizash për udhëheqësit dhe zyrtarët e saj.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
kosove

Nga e njëjta kategori

Konflikt mes të rinjve në Durrës, tre adoleshentë plagosen me thikë

më shumë...

Bllokohet aksi Qafë Thore–Theth, rrëshqitjet e dherave ndërpresin qarkullimin

më shumë...

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u vu në dispozicion sipas rregullave, por do ta mbështesim

më shumë...

Tension para Kuvendit, policia mban në “ajër” protestuesin, nisin shoqërimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:26

“Jemi pro kredisë nga SHBA, por jo...

11:15

Konflikt mes të rinjve në Durrës, tre...

11:12

Bllokohet aksi Qafë Thore–Theth, rrëshqitjet e dherave...

10:48

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u...

10:42

Tension para Kuvendit, policia mban në “ajër”...

10:37

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla:...

10:34

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj...

10:22

E nxorrën jashtë me dhunë, Agron Shehaj...

9:49

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë...

9:35

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama:...

9:32

Manovra të rrezikshme me Jet Ski në...

9:28

Rifillon lëvizja në Kapshticë, hapet pika kufitare...

9:20

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen...

8:44

“Kujdesuni për shëndetin”, parashikimi i yjeve për...

8:34

Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu, stuhi dhe...

8:25

Banorët e Zvezdës në Maliq protestojnë sërish:...

8:19

Protesta e doganierëve grekë pezullon për katër...

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

Më të klikuarat

  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.