Khuba, ish-fermer i “Ferma VIP 3”, i cili u tërhoq nga gara pas 17 ditësh qëndrimi, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, ku ka folur për eksperiencën e tij në reality show dhe marrëdhëniet me konkurrentët e tjerë gjatë qëndrimit në fermë.
Ai u shpreh se largimi nga gara ishte i papritur edhe për vetë atë, duke theksuar se kishte hyrë me synimin për të qëndruar deri në finale. Sipas tij, ditët e kaluara në fermë kanë qenë një nga eksperiencat më të bukura, pavarësisht sfidave dhe emocioneve të forta që karakterizojnë jetën brenda formatit.
Khuba shtoi se nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në fermë në të ardhmen nëse i jepet mundësia, veçanërisht për shkak të lidhjes që krijoi me kafshët.
Duke folur për marrëdhëniet me banorët e tjerë, ai u shpreh se ka ruajtur raporte të mira me shumicën prej tyre, duke veçuar disa emra me të cilët ka krijuar miqësi më të afërt dhe ka ndarë përvoja pozitive gjatë qëndrimit në fermë.
Khuba: Unë kisha menduar të rrija gjatë. Ditët e mia ishin shumë të bukura atje…As unë nuk e dija që doja të dilja aq shpejt. Doja të shkoja deri në finale. Nuk e dija…
Me kë do mbetesh mik?
Khuba: Me shumicën. Me Adionin, ai ma ka lehtësuar shumë eksperiencën. Jemi kënaqur. Gresa, Mimoza më ka mbetur në zemër, Blerina, Teni, Soni, me Vanesën për të bërë muzikë.
Si e sheh marrëdhënien mes Vanesës dhe Indrit?
Khuba: Çfarë ndodh aty brenda është shumë intensive. Sende të vogla ndihen shumë të mëdha. Besoj që lidhjet aty brenda janë shumë të forta.
A të rrahu zemra për ndonjë vajzë në “Ferma VIP”?
Khuba: Ishte një vajzë aty brenda që mendova pse nuk fola më shumë me të. Nëse është e shkruar do kisha dëshirë të bëja disa biseda, të shohim…do kisha dëshirë të mësoja më shumë për të, kush është, pse është ashtu, kisha qejf të mësoja më shumë se kush është ajo.
A do të riktheheshe në Fermë?
Khuba: Do kisha qejf të kthehesha për kafshët. Edhe për njerëzit, por të filloja ditën me kafshët… më zbukurohej dita.
Planet e së ardhmes?
Khuba: Kam përgatitur disa këngë. Kam punuar dy libra që do të nxjerr.
Kush e fiton fermën?
Khuba: Finalistë për mua janë Soni, Sara, Adioni, dhe Mimoza fiton.





