Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Deputeti gjerman: Në Shqipëri luftë për pushtet, përgjimet e BILD të njëanshme

14 Qershor 18:28

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin deklaroi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.

 

Në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle, Sarrazin komentoi edhe përgjimet e BILD. Sipas tij, përgjimet nuk tregojnë asgjë pasi ishin bërë me pare publike, ndersa i cilesoi ato dhe si te njeanshme pasi nuk eshte bere verifikim I plote nga ana e BILD.

 

Intervista e Plote:

Deutsche Welle: Zoti Sarrazin, kancelarja gjermane Angela Merkel raportoi në Komisionin për Çështje të BE-së dhe, sipas një informacioni në Sueddeutsche Zeitung, tha se vendimi për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinlë do të shtyhet për në shtator/tetor. Si e argumentoi kancelarja këtë shtyrje?

 

Manuel Sarrazin: Ajo thjesht e tha këtë duke informuar për planin kohor dhe tha se beson se votimi do të bëhet në shtator/tetor, sepse ekziston ende nevojë koordinimi brenda grupit të saj parlamentar. Por ajo vetë nuk u shpreh as pozitivisht e as negativisht dhe nuk tha se cili do të jetë rezultati i këtij procesi votimi.

 

Deutsche Welle: Pikërisht ato ditë gazeta “Bild” publikoi audio-përgjimet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës, a mendoni se ky publikim do të ndikojë negativisht në vendimmarrjen për çeljen e negociatave?

 

Jo,nuk besoj se luan ndonjë rol te deputetët e informuar. Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin. Veç kësaj, unë mendoj se raporti në gazetën “Bild” nuk të jep përshtypjen se është marrë si duhet me verifikimin e të dhënave. Gjithashtu unë u çudita shumë se përse pikërisht në këtë moment kur do të merren vendimet në qeverinë federale dhe në parlamentin gjerman, gazeta “Bild” shkon e boton këtë raportim kaq të njëanshëm. Dhe kjo të lë përshtypjen se ka patur një funksion politik.

 

Deutsche Welle: Kjo pyetje është shtruar edhe në Shqipëri, por askush nuk e vë në dyshim që përgjimet janë të vërteta, sepse ato vijnë nga prokuroria.

 

Pyetja që shtrohet këtu është sesa i njëkuptimtë është konteksti, në të cilin janë vendosur ato. Unë nuk e shoh të njëkuptimtë. Por natyrisht që ne i marrim seriozisht akuzat dhe jemi të mendimit se pyetjet se a ka pasur blerje votash duhen sqaruar dhe këtë ua themi edhe partnerëve tanë në qeverinë shqiptare. Por përfundimi në të cilin arrin opozita shqiptare, sipas mendimit tim, nuk është aq i padiskutueshëm, së paku, nuk është provuar ende. Por nuk është detyra ime si deputet i parlamentit federal gjerman që ta konstatoj këtë. Kjo është detyrë e organeve shqiptare.

 

Deutsche Welle: Por organet shqiptare, pra, prokuroria kanë qenë dy vjet në dijeni të këtyre audio-përgjimeve, dhe shumë vonë reagoi e megjithatë po punon me hapa tepër të ngadaltë. Edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë tha në një intervistë me DW se ai nuk ka ndikim mbi prokurorinë. Si i bëhet atëherë, kur prokuroria i vonon hetimet?

 

Si deputet gjerman unë nuk mund të them më shumë se kaq. Siç e dini, ne në kuadër të procesit të integrimit në BE, parashtrojmë edhe kërkesat tona ndaj qeverisë shqiptare ndaj funksionimit të gjyqësorit, organizimit të prokurorisë, ndërtimi i njësive speciale antikorrupsion, por unë si deputet nuk mund t’i jap udhëzime prokurorisë së Shqipërisë. Ne sigurisht që dëshirojmë që organet shqiptare të vijojnë me zbardhjen e çështjes dhe kjo të merret seriozisht. Nëse rezulton se ka pasur shitblerje votash, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Por dëshiroj të them edhe diçka tjetër se çështja e shitblerjes së votave nuk është një fenomen vetëm shqiptar, ajo vihet re në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk kam përshtypjen se shitblerja e votave është bërë në atë masë sa të ketë influencuar raportet shumicë-pakicë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, nuk besoj se kjo e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit shqiptar. Natyrisht, se akuzat duhet të merren seriozisht dhe të zbardhen.

 

Deutsche Welle: Kryebashkiaku i Durrësit nuk e ka fshehur që ka pasur kontakte me këta persona të krimit. A ju duket normale juve, si politikan, që të keni kontakte edhe me qytetarë të lidhur me krimin e organizuar?

 

Këtë unë nuk e kam dëgjuar. Por Durrësi është një qytet port, dhe ka një pozitë të veçantë. Edhe unë vij nga një qytet port. Si kryebashkiak i Hamburgut unë nuk do ta quaja normal komunikimin me anëtarë të krimit të organizuar. Por nuk mund të jap një gjykim përfundimtar për rrethanat në të cilat bëhet politika vendore në Shqipëri. Unë për vete nuk kam kontakte me krimin e organizuar dhe përpiqem që të mos kem kontakte aspak me persona, që janë vërtetuar se janë të lidhur me krimin./ Deutsche Welle

Posted Under:
Politike
Tagged:
Bild Bundestag lufte Përgjime Pushtet

Nga e njëjta kategori

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet për protestën: Nuk i kaloi kurrë 8 mijë njerëz! Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar

më shumë...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

më shumë...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

më shumë...

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell modelin portugez. Gonxhe: Analizë e reflektim për protestën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

5:52

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma...

5:49

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja vazhdon të mbështetet...

5:43

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur, familja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.