Gjykata e Krimeve te Renda ka shpallur ketë te hëne vendimin përfundimtar per bandën e vrasësve me pagese. Admir Tafilaj qe konsiderohet kreu i grupit, është dënuar me burgim te përjetshëm.

 

Edhe Kristi Pine ka marre te njëjtin dënim, por ai i është konvertuar ne 10 vjet heqje lirie per shkak te statusit te tij si bashkëpunëtor i drejtësisë. Anëtari i bandës Elson Merdani është dënuar me 35 vite burgim. Alfred Qefali do te qëndroje ne qeli 27 vjet, ndërsa Klajdi Shtembari 20 vjet.

 

Te tjerët kane marre dënime me te lehta sipas rolit qe kane pasur ne grup. Banda e vrasësve me pagese akuzohet per disa ekzekutime dhe per te tjera te mbetura ne tentative. Porosite per vrasjet jepeshin nga qelia nga i dënuari me burgim te përjetshëm Admir Tafilaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *