Subscribe

 

Në një kohë kur shqipja në planin gjeopolitik është ne pozita me te mira se asnjëherë me pare, ajo vuan probleme të mëdha, jo ne te folur por ne te shkruar. Studiuesit mendojnë se dialektet e krahinizmat nuk janë ato që e dëmtojnë. Janë fjalët e huaja, mungesa e respektit për çdo shkronjë të alfabetit e shume mëdyshje se si duhet të shkruajmë.

 

Shqipen sipas studiuesve po e shkatërron edhe teknologjia, librat e shtëpitë botuese pa redaktorë,.

 

Në një tryezë të përbashkët në kryeministri, gjuhëtarë, përkthyes e redaktorë janë bërë bashkë me një qëllim: të nxjerrin problemet kryesore e sfidat e gjuhës shqipe, për të ngritur më pas një grup që do të propozojë ndryshime deri në akademinë e shkencave.

 

Një nga pedagoget e shqipes, Aljula Jubani thekson edhe rëndësinë e një institucioni që kontrollon.

 

 

Megjithatë, në këtë tryezë pati jo pak debate. Pyetjeve: Si ti shkruajmë emrat e huaj? Si t’ia bëjmë me lakimin e tyre? Apo do të ketë rregulla të tjera për emrat e vendeve të huaja? Studiuesit i dhanë disa përgjigje. E kjo nuk do të jetë tavolina e vetme e përbashkët ku gjuhëtarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia bëhen bashkë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *