Subscribe

Segmenti rrugor që lidh Rrëshenin me Burrelin, edhe pse i ndertuar 7 vjet me pare, sot është bërë pothuajse i gjithi i pakalueshëm.

E ndërtuar në vitin 2013, rruga eshte transformuar pwr shkak tw amortizimit. Përgjatë gjithë këtij segmenti ka gropa të mëdha, shembje të trasesë apo dhe dëmtim të mureve mbajtëse si dhe të kanaleve anësore.

Për drejtuesit e mjeteve, kjo situatës është bërë e padurueshme pasi po u kthehet në kosto dyfish për shkak se shpesh u dëmtohen makinat.

Por situata për shoferet bëhet më e vështirë në ditët me shi, pasi kalimi në këtë rrugë është pothuaj i pamundur.

Segmenti rrugor Rrëshen- Burrel, me gjatësi 34 kilometra, u ndërtua në vitin 2013 në dy lote me qëllim për të funksionuar si korridor për të lidhur dy rrugët kryesore atë të arbrit dhe rrugën e kombit. Punimet e këtij segmenti përfunduan në 2014, ndërsa u investuan rreth 1.3 miliardë lek qe sot mund te thuhet se kane shkuar dem. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *