Subscribe

Arsimi ne Shqipëri jo vetëm është ne krize, por po degradon çdo dite. Pedagoge te degëve te mësuesisë, madje dhe përfaqësues te mazhorances, shprehin keqardhjen për nivelin e dobët te arsimtareve dhe nxënësve. Duke iu referuar rezultateve alarmante te testimeve, gjuhëtari Rami Memushaj tregon se vitet e fundit degët e mësuesisë ne universitete, janë mbushur me studente analfabete, qe shume prej tyre sot japin mësim ne shkolla. Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, njëherësh pedagoge ne Fakultetin e Shkencave te Natyrës, thotë se kjo situate e rende ne arsim, vjen për shkak te disa faktorëve, një prej tyre është cilësia e dobët e teksteve. Vetëm pak dite e pare, Ministria e Arsimit publikoi te dhënat e testimit te mësuesve te Tiranës, qe kane me pak se 20 vite pune ne arsim. Sipas rezultateve, 40% e tyre, nuk dine te japin mësim. Po kaq tronditëse ishin dhe rezultatet e nxënësve te klasave te treta dhe te pesta, ne te gjithë vendin. 10% janë analfabete, ndërsa 60% nen nivelin mestar. Por çfarë duhet bere për te dale nga kjo situate? Gjuhëtari Memushaj propozon heqjen nga sistemi te mësuesve te dobët, ndërsa deputetja Hafizi rritjen e financimit për arsimin. Sot, buxheti i arsimit zë 3% te Prodhimit te Brendshëm Bruto, me i ulëti ne rajon. Sipas deputetes dhe pedagoges Mimoza Hafizi, ai duhet te shkoje ne nivelin e 5%, për te stimuluar degët e mësuesisë dhe nxënësit e mire, si dhe për te ndryshuar infrastrukturën ne shkolla. Ndërsa për gjuhëtarin Memushaj, matura shtetërore ishte procesi qe dëmtoi shkollat e larta dhe ne veçanti degët e mësuesisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *