Subscribe

267 ushtarë amerikanë kanë mbërritur pasditen e kësaj të diele në Aeroportin e Rinasit, të cilët janë pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s dhe pritet të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit.

 

E pranishme në mbërritjen e trupave ushtarake në Aeroportin e Rinasit ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Ajo nënvizoi se stërvitja sjell punësim dhe rritje ekonomike.

 

“Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon. Shqipëria është mikritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonominë. SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas here.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *