Në Gadishullin e Antarktidës studiuesit kanë vënë re se dëbora po ndryshon ngjyrë.

Nga e bardhë, ajo po kthehet në jeshile për shkak të algave që po lulëzojnë. Sipas studiuesve, algat ka të ngjarë të shtohen për shkak të ndryshimeve klimatike.

Të dhënat satelitore janë mbledhur midis viteve 2017 dhe 2019 dhe janë kryer matje në tokë për dy sezone verore në Antarktidë.

“Temperaturat e ngrohjes mund të krijojnë ambiente më ‘të banueshme’ për algat, të cilat kanë nevojë për dëborë të lagësht për tu rritur”, thanë studiuesit.

Alga e borës është mikroskopike kur matet individualisht, por kur organizmat rriten njëkohësisht, ata e bëjnë borën e gjelbër të dukshme.

Arna të algave të dëborës së gjelbër mund të gjenden përgjatë vijës bregdetare të Antarktidës zakonisht në zona më të ngrohta, ku temperaturat mesatare janë pak më shumë se zero gradë Celsius gjatë muajve të verës nga nëntori deri në shkurt.

Gadishulli i Antarktidës është pjesa e rajonit që ka përjetuar ngrohjen më të shpejtë në pjesën e fundit të shekullit të kaluar.

Studiuesit besojnë se organizmat do të zgjerohen me rritjen e temperaturave globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *