Kryeministri Rama ka debatuar jo pak me analistin Agron Gjekmarkaj në studion e Real Story në Vizion Plus.

Gjekamarkaj e ka quajtur Ramën një kryeminstër në hall për shkak të përgjimeve të BILD.

Mirëpo Rama reagoi menjehere duke e konsideruar analistin, një shërbëtor të PD dhe Lulzim Bashës e se nuk kishte asnjë hall por ishte krejtësisht komod.

 

Rama-Gjekmarkajt:

 

Mua më marsh të keqen se nuk jam në hall. Në hall je ti se je shërbetor i një revolucioni të destinuar të dështojë. Duhet t’ju vijë turp se merreni me fjalët e disa personave që janë në burg. Fol pa prekur personin që ke përballë.Se sa plehra i thonë njëri-tjetrit se njohin kryeministrit unë nuk mbaj përgjegjësi. Unë mbaj përgjegjësi për çfarë them unë.

 

Teksa Rama tha se Gjekmarkajt duhet ti vinte turp nga ajo që po diskutonte në studio, analisti iu kthye kreut të qeverisë duke I kërkuar Ramës që fjalën turp ta përdorte me Vangjush Dakon dhe jo me atë.

 

Gjekmarkaj-Ramës:

 

Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju.Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish.

 

Por Rama nuk kurseu të tjera batuta përballe Gjekmarkajt duke bërë krahasime edhe me aktorin Richard Gere.

 

Ti nuk mund të nisesh nga ky parim që çdo politikan takon njerëz të kësaj bote të shkojë me dëshmi penaliteti. Ai thotë më hiq gjobën; gjobat janë të kontrollueshme. Nga pikëpamja ime përgjimet janë të neveritshme. Dhe nuk diskutohet fare që në këtë lloj rrethanash ka një element moral dhe prandaj po them që nëse Vangjush Dako do ishte kryebashkiak hajt ta diskutojmë. Unë kam lidhje me mafian dhe krimin aq shumë sa ke ti Gjekmarkaj me Richard Gere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *