Subscribe

Ky është seriali më i mirë i vitit. “Dashuri e pafund”, që ndiqni çdo mbrëmje në ekranin e Vizion Plus ka triumfuar në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Amy Awards për kinematografinë në botë.

 

Ceremonia u mbajt një natë më parë në Teatrin Hilton në New York. E në tapetin e kuq ku parakaluan yjet e kinematografisë nga e gjithë bota, regjisorët e producentët e serialit “Dashuri e pafund” kanë pozuar si triumfues.

 

Seriali turk ka arritur të tërheqë shikues nga e gjithë bota, jo vetëm sepse grish me historinë e dashurisë, aksionin dhe mënyrën e realizimit të imazhit, por edhe sepse kasti i aktorëve është cilësuar më i miri, shumë përpara se “Dashuri e pafund” të blihej nga e gjithë bota.

 

Publiku shqiptar ka mundësi ta ndjekë “Dashuri e pafund” nga e hëna në të premte në ora 19.45 ne Vizion Plus.

 

Aktorët më të vlerësuar të momentit në Turqi, pjesë e kastit “Dashuri e pafund” tanimë kanë fituar vëmendjen e producentëve të filmave, klipeve e reklamave në të gjithë Europën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *