Subscribe

“Shqipëria klasifikohet vend i vështirë për të bërë biznes”. Ky eshte perfundimi i raportit te Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019.

Si shkaqe kryesore përmenden korrupsioni veçanërisht në gjyqësor si dhe mungesa e transparencës në prokurimin publik.

Investitorët sipas Dashs raportojnë per shqetësime të vazhdueshme për ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit, të cilat ndryshojnë shpesh dhe behen konsultime me komunitetin e biznesit.

Ne raport thuhet se sipermarresit e huaj njoftojnë për presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politiken.

Departamenti amerikan vlereson perpjekjet per te bere reforma qe do ti mundesojne integrimin ndersa thekson se BE e ka inkurajuar Shqipërinë që të vazhdojë përparimin me pesë përparësitë kryesore: reformën e administratës publike, reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *