Një 32-vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën këtë të hënë nga koronavirusi, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Mjekët u detyruan që të bënin një ndërhyrje çezariane në muajin e shtatë disa ditë më parë, për të mbajtur fëmijën në jetë. Mirëpo, 32-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte. Mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe gëzon shëndet të plotë.

Ky nuk është rasti i vetëm tragjik i regjistruar sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Në 18-vjeçar, i cili ishte i shtruar prej një jave te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, eshte ndare nga jeta. Sipas mjekëve, ai mbërriti nga Elbasani në gjendje shumë të rënduar, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gjendja e të riut ishte e rënduar pasi virusi kishte prekur thuajse 100% të mushkërisë së tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *