Revista satirike “Charlie Hebdo” përkujton njëvjetorin e sulmeve terroriste në Paris, ku humbën jetën 12 vete me një tjetër koperinë provokuese. Në faqen e parë të këtij botimi shfaqet karikatura e një personi që personifikon Zotin me një kallashnikov mbi shpinë dhe shënimi: Një vit më pas, vrasësit janë ende aty. Për këtë botim special, që do të dalë në shitje më 6 janar, është planifikuar një tirazh prej një milion kopjesh, me dhjetëra mijëra për t’u shitur përtej oqeanit. Vetëm në Gjermani janë rezervuar 50 mijë kopje. Më 7 janar të vitit 2015, vëllezërit Sherif dhe Sai Kuashi tronditën botën kur sulmuan zyrat e “Charlie Hebdo” duke vrarë 12 persona, tetë prej të cilëve punonjës të revistës satirike. Sulmi u morr përsipër nga militantët e Al-Kaedës dhe ishte një përgjigje ndaj karikaturave për profetin Muhamed.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *