Takimet e kthimit te vlefshme per raundin e 1/8ve te uefa champions league , nje eksluzivitet I platformesTring startojne sonte me dy perballjet e para . Ne Santiago Bernabeu, Reali i Madridit sfidon Ajaksin me nje avantazh te madh pas fitores ne takimin e pare 2-1 .

 

Gjithsesi situata ne klubin Merengues eshte mjaft e veshtire  me te ardhmen e tekinkut Solari ne pikepyetje , kjo edhe pas humbjeve ne dy perballjet e El Klasikos si ne kupe ashtu dhe kampionat .

 

Edhe pse eshte nje moment delikat asnjehere nuk ka ndodhur ne historine e uefa champions league qe nje skuader te skualfikohet pasi ka fituar ne fushen kundershtare .

 

Solari shkon drejt konfirmimit te Bale tashme ne maredhenie te prishur me te gjithe ndersa mungesa e madhe eshte kapiteni Serxhio Ramos I skualifikuar . Varane do ti bashkohet Nachos ne qender ndersa edhe njehere tekniku argjentinas do ti besoje te riut Regullon ne vend te Marcelo .

 

Per te kerkuar surprizen e madhe , ne kampin kundershtar tekniku Ten Hag do ti besoje 10 nga 11 lojtareve te ndeshjes se pare me te vetmin dyshim danezin Dolberg .

 

Nderkohe ne mediat holandeze ka plasur debate per gjyqtarin kryesor Bruch te cilin e etiketojne si lojtarin e 12 te Realit .

 

Shtypi ka  frike jo vetem per ate qe u ndodhi ne ndeshjen e pare por edhe per faktin se ne histori ne duelet me Realin, Ajaksit I jane anullur plot 4 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *