Subscribe

Kreu i kadastrës shqiptare, Artan Lame denoncoi një fenomen shqetësues që po ndodh së fundmi me dokumentet e pronësisë.

 

 

Sipas tij janë konstatuar në Tiranë, Kamëz, Fier dhe Durrës raste konkrete kur qytetarëve u janë dhënë dokumente pronësie false. Lame apelon se raste të tilla do të denoncohen publikisht.

 

 

ARTAN LAME


KREU I KADASTRES

 

 

“Po bëhen disa raste të identifikuara nga ana jonë, për përpjekje për të prodhuar dokumente pronësie fallco, çertifikata pronësie të manipuluara, apo për të përfshirë në dokumentacionin zyrtar ekzistues dokumenta të dyshimta. Sa kohë që Hipoteka e vjetër ishte e bazuar nëpër letra të shkruara me dorë, të vulosura të rruga e Kavajës këto lloj letrash edhe mund të ecnin. Të gjitha këto raste të identifikuara deri tani, do të denoncohen me emër dhe mbiemër në Prokuroritë përkatëse dhe, ata që i kanë kryer, do të duhet të përgjigjen për veprimet e kryera.”

 

 

 

Lame i bën apel qytetarëve që çështjet e pronësisë ti ndjekim me avokat të besuar apo dhe me noterë, ndërsa çdo formë tjetër është e pasigurt.

 

 

ARTAN LAME


KREU I KADASTRES

 

 

“E para, kompjuteri nuk korruptohet dot, dhe tregon menjëherë kur diçka nuk shkon. E dyta, kompjuteri lë shenjë, pasi çdo veprim në kompjuter ka ate, orë, minutë dhe sekondë, si edhe emër të atij që e ka bërë veprimin. Kështu që në rrjetën e sistemit elektronik, po fillojnë të ngecin lloj-lloj dokumentash të falsifikuar”

 

 

 

Prej afro dy vitesh shërbimet e kadastrës po kryhen online, përmes portalit E-Albania. Por shumë qytetarë që nuk janë të familjarizuar me teknologji kërkojnë asistencë, duke rënë në këtë mënyrë edhe preh e mashtrimeve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *