Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden me të drejtë po i bën presion kryeministrit izraelit, BenjaminNetanyahu, siç tha ai për një pauzë në luftimet për të lejuar më shumë ndihmë humanitare.

Cameron tha se pajtohet me Biden se nevojitet një armëpushim i përkohshëm, shkruan CNN.

“Ai me të drejtë po e shtyn Netanyahun, pasi është nevoja për një pauzë në luftime për të futur ndihma dhe për të larguar pengjet. Ky ka qenë prej kohësh qëndrimi i Britanisë”, ka shtuar Cameroni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *