Ministri i Punëve te Jashtme Ditmir Bushati është takuar me homologun e tij portugez Augustos Santos Silva. Dy ministrat kane vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit veçanërisht ne ekonomi. Shefi i diplomacisë shqiptare e njohu ministrin portugez me reformat e ndërmarra nga qeveria ne funksion te përmirësimit te klimës se biznesit. Portugalia ka shprehur interes per turizmin dhe trajnimin profesional. Ne takim, theks i veçante u vendos tek reforma ne drejtësi miratimi i te cilës shihet si çelësi i hapjes se negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nje tjetër çështje e diskutuar mes ministrit tone te jashtëm Bushati dhe atij portugez Augustos Santos Silva ishte edhe kriza e refugjateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *