Plot histori të trishta vijnë nga Italia këto ditë për shkak të epidemisë së COVID-19. Në Pavese brenda katër orësh ndërruan jetë burrë dhe grua nga koronavirusi. Ata vdiqn në spital dhe nuk patën mundësi t’u thoshin lamtumirë as njëri-tjetrit dhe as fëmijëve të tyre.

 

64-vjeçarja ishte infermiere dhe punonte në një laborator analizash, ku dyshohet se edhe është infektuar. Ndërsa 66-vjeçari ishte fermer. Ditët e para të sëmundjes, gruaja i kishte kaluar në shtëpi dhe mendonte se vuante nga bronkiti.

 

Por më pas ajo rezultoi pozitive me koronavirus dhe u shtrua në spital. Sipas mediave italiane, ajo infektoi edhe bashkëshortin dhe vajzën e saj, e cila po ashtu është në spital në karantinë. Ndërsa djali 38-vjeçar punon në një burg në Toscana. Sipas mediave italiane, i pari vdiq burri, ndërsa katër orë më vonë gruaja e tij.

 

Pietro Farina, kryetari i Garlasco, zona ku ata jetonin, shprehu dhimbjen për këtë humbje.

 

“Më vjen keq, unë jam me të vërtetë pa fjalë nga kjo tragjedi. Ata ishin dy njerëz të shkëlqyeshëm dhe nuk e them këtë sepse nuk janë më. Ai ishte një fermer shumë i vlerësuar, me të vërtetë person shumë i mirë.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *