Subscribe

Ngrirja e pagave në sektorin privat dhe atë publik është një nga shkaqet kryesore që Banka e Shqipërisë nënvizon si goditëse të fuqisë blerëse dhe rënies së konsumit. Në raportin vjetor të vitit 2015-të, Banka Qendrore sqaron se ka ulur disa herë normën e interesit të lekut, për t’iu përgjigjur rreziqeve te një inflacioni të dobët, ku optimali që ajo parashikon për Shqipërinë është 3%, shumë larg vlerës 0.2 që ky tregues rezultoi për shkurtin.

Politika monetare ka forcuar natyrën stimuluese gjatë vitit 2015, në përgjigje të presioneve të dobëta inflacioniste. Norma bazë është ulur dy herë gjatë vitit 2015, duke zbritur në nivelin 1.75% në fund të vitit, nga 2.25% në fillim të tij. Për të përforcuar përcjelljen e stimulit monetar, Banka e Shqipërisë ka rritur injektimin e likuiditetit.

Këshilli Mbikëqyrës i bankës pranon në këtë raport se megjithë uljen e vazhdueshme të normës bazë për lekun, goditjen kryesore e kanë marrë depozitat e qytetarëve, në një kohë që kredia vijon të jetë në rënie. Për sektorin privat viti që shkoi dha më pak hua edhe se në 2014-ën, duke shënuar për të dytin vit rresht rënie negative.

Kostoja mesatare e kredisë për sektorin privat është reduktuar me rreth 0.5 pikë përqindjeje gjatë vitit 2015. Rënie kanë pësuar gjithashtu edhe normat e interesit të depozitave në lekë dhe të letrave me vlerë të qeverisë.

2015-ta ka shënuar edhe fenomenin e tërheqjes së kursimeve nga bankat. Depozitat në lekë shënuan një rënie negative për shkak të uljes së ndjeshme të interesave. Sipas Bankës së Shqipërisë investimi i individëve në bono thesari u rrit me 180 milion dollarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *