Udhëheqësi i laburistëve në Britani, Jeremy Corbin, është shprehur se është pro një referendum tjetër mbi Brexit-in, nëse parlamenti, këtë javë, e hedh poshtë marrëveshjën për braktisjen e vendit nga blloku.

 

Zëdhënësi i partisë laburiste, Keir Starmer, ka paralajmëruar se partia e tij do të propozojë një amandament që qeveria të miratojë propozimin e tyre për një union të përhershëm doganor me BE-në.

 

“Nëse parlamenti nuk e voton planin tonë atëherë laburistët do të mbajnë premtimin që e kemi dhënë në konferencën tonë vjetore dhe do të mbështesim një tjetër votim publik” .

 

Ndërkohë që kryeministrja britanike Theresa May është nën presion për të shtyrë daljen e Britanisë nga blloku, pasi gjasat për një marrëveshje të re me BE-në janë shumë të vogla. Ndërsa BE-ja i propozon Britanisë të shtyjë daljen nga blloku dhe kërkon që ajo të rishikojë marrëveshjen paraprake e cila ishte hedhur poshtë nga parlamenti britanik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *