Subscribe

Në shtator, pensionistët pritet të marrin një tjetër bonus. Pas mbështetjes me 5 mijë lekë që morën në muajin prill, zv/kryeministrja Belinda Balluku njoftoi se do të ketë një bonus të dytë, për të përballuar kostot e rritura nga inflacioni. Paratë do të sigurohen nga kësti i rradhes që do të paguajnë kompanitë e energjisë që kanë arritur fitime, gjatë vitit që lamë pas.

 

Duke folur në forumin për klimën e biznesit, Balluku u ndal tek largimi i fuqisë punëtore, si një fenomen që ka nevojë të adresohet, pasi është në kufijtë e emergjencës. Është kjo arsyeja, pse qeveria ka ndërmarrë reformën e pagave.

 

“Mbrojta, rritja dhe kualifikimi I kapitalit njerëzer është bërë e domosdoshme madje në kufinjtë e emergjecës, pasi kështu do të mund të frenojmë zhvendosjen e kapitalit human, i cili duhet thënë është një fenomen jo vetëm shqiptarë, por që këtu tek ne e kanë përdorur si instrument politikë. Është kjo arsyeja pse kemi vendosur të aplikojmë reformë në sistein e pagave”, -u shpreh Balluku.

 

Por frenimi i kapitalit njerëzor si dhe rritja e produktiviteti e ka zanafillën në sektorin e arsimit. Për kreun e Bankës Botërore në Tiranë, fokusi duhet të jetë në orientimin drejt arsimit profesional.

 

Ne vlersojmë se 40 % produktivitetit humbet nga sektori i arsimit. Kjo është një humbje e madhe. E thënë ndryshe kjo është si një maratonë që kryhet me një kembë. Për të patur më shumë konkurrueshëmri duhet të hidhen baza të forta në arsim sepse është kritike. Vlersohet se 15 % e 50-vjecarëve janë analfabet-u shpreh kreu I bankës botërore në Tiranë.

 

Prej disa vitesh, Shqipëria po “eksporton” fuqi punëtore, ku qindra të rinj po largohen për të gjetur një punë jashtë vendit. Kjo situatë është kthyer në shqetësimin kryesor për sektoron privat, i cili po tenton të amortizojë këtë boshllëk, me punëtore të huaj, me produktivitet më të ulët dhe me kosto të shtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *