Policia e Vlorës arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Gjatë operacionit policor të koduar ”Blic”, u bë e mundur arrestimi I shtetasit Maks Merkaj 52 vjec banues në lagjen “10 korriku”.
Ai ishte dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Assizes Venecia, Itali në vitin 2011. me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011,
Merkajt I ka mbetur për të vuajtur edhe 14 vite burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, ”Pengmarrje”, ”Marrëdhenie seksuale me dhunë” dhe ”Shfrytezim prostitucioni”.
Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë Italiane.





