E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Biznesi: Jo anëtarësim me detyrim

Dhoma Amerikane shpreh shqetësimin per miratimin nga kuvendi te ligjit te anëtarësimit me detyrim ne Dhomën e Tregtisë. Për anëtaret e saj ky ligj bie ndesh me parimin e biznesit, i cili e ka ne vullnetin e tij te marre pjese ne cilën do shoqate, ndërsa shpërehen te indinjuar qe ky ligj u miratua pa marre ne konsiderate propozimet e tyre. Por kreu i komisionit te veprimtarive Edurard Shalsi shprehet se ky ligj ne thelb po shpëton dhomën tone te tregtisë nga përjashtimi nga Dhoma Europiane. Nga ana tjetër, ai preton se ne vijim edhe shteti do te heqë dore gradualisht nga disa shërbime publike. Por deri sa kjo te ndodhe, ligji i miratuar nje dite me pare do te shëndoshe financiarisht drejtuesit e dhomave. Tarifat e vendosura janë nga 1 mije leke deri ne 100 mije. Do te jete asambleja e dhomave qe do te vendose kategorizimin e biznesit, ne varësi te te cilit do te përcaktohet edhe tarifa.

 

Më shumë video

Reklamë