Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se...

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër,...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në qytet, mbi...

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë. Tjetër dobësim...

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër shkrirjes së...

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Nga njeriu i dytë më i pasur i Azisë...

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për vdekje 4...

“Besoj te drejtësia”, Balluku falenderon Ramën dhe dorëzon stafetën: Kemi ndërtuar rrugë e autostrada me cilësi evropiane, vitet s’do t’i fshijnë veprat

6 Mars 16:10

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ditën e sotme i dorëzoi stafetën ministrit të ri të kësaj ministrie, Enea Karakaçi, ka bërë një raport të punëve dhe projekteve të realizuara gjatë kohës që ka qenë në krye të këtij institucioni. Gjatë fjalës së saj, Balluku u ndal edhe te situata e saj përballë drejtësisë, duke theksuar se beson te pavarësia e saj dhe se nuk e ka penguar dhe nuk do ta pengojë kurrë procesin e hetimit. Ajo theksoi gjithashtu se i vjen keq që situata e saj personale ka sjellë vonesa në disa procese të rëndësishme të ministrisë, ndërsa nënvizoi arritjet në sektorin energjetik dhe në ndërtimin e infrastrukturës gjatë viteve të fundit.

Balluku: Unë di të bëj punën time. Secili ka mënyrën e tij. Mund ta bëja më mirë dhe këtë nuk e vë në dyshim fare. Por as nuk e kam penguar dhe as nuk do ta pengoj kurrë drejtësinë tek e cila unë besoj dhe të cilën e kam mbështetur si pjesë integrale e një Shqipërie evropiane. Më vjen keq që situata ime personale ka krijuar vonesa në proceset jetësore që Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës duhet të performojë. Më vjen keq që kam ngarkuar qeverinë shqiptare në këto muaj me një peshë që nuk e meriton për shkak të të gjthë rezultateve që kjo qeveri ka sjellë në këto 12 vite. Më vjen keq për ditët dhe muajt e humbur në procese të rëndësishme që duhen çuar përpara. Kemi transformuar sektorin energjitik. Çdo ditë vetëm lajme të mira vijnë nga ai sektor. Kemi arritur të rrisim ndejshëm kapacitetet prodhuese të vendit tonë.

Kemi arritur që të ngremë bursën e parë energjitike e cila gjatë vitit 2025 ka tregtuar 42% më shumë volum krahaur me vitin 2024. Kemi kapërcyer situata të jashtëzakonshme të krizave energjitike. Shqipëria sot ndodhet në një stad të avancuar të negociatave për sa i përket kapitullit të energjisë. Kemi ndërtuar vepra të jashtëzakonshme të cilat do të qëndrojnë aty me kalimin e viteve. Ndihemi krenarë për gjithçka kemi arritur. Kemi ndërtuar rrugë e autostrada moderne të të njëjtave kategori dhe cilësi të modeleve evropiae. Kemi ndërtuar tunele të cilat nuk do t’i shkatërrojë as pika e ujit dhe asgjë nuk do të fshijë punën që kemi bërë deri më sot. Falenderoj kryeministrin Rama për besimin që më ka dhënë në këto vite, por mbi të gjitha për shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
balluku Hetime

Nga e njëjta kategori

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten, hedh makinën në det me gruan brenda dhe arratiset

më shumë...

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm

më shumë...

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it nga ura në Mitrovicë

më shumë...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se ekipet përkatëse do të arrijnë rezultat pozitiv

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:16

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:11

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë...

3:49

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada...

3:47

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen...

3:17

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët...

3:04

EMRI/ Kush është personi që u plagos...

2:51

Dhunuesit e policit lihen në burg, 45...

2:43

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

2:36

Kërkime për vrasësit e turistit, hetime në...

2:33

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në...

1:41

EMRI/ Plagoset me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë,...

1:22

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë....

1:13

Çfarë është prediabeti?

12:57

Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të...

12:53

Ky gabim me kondicionerin gjatë verës mund...

12:36

U arrestua me maskë silikoni duke kaluar...

12:14

Durrës, goditet lokali ku zhvilloheshin lojëra fati,...

11:34

Dy shqiptarë arrestohen në Mykonos për shpërndarje...

11:32

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër...

11:18

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënua...
  • VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.