Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar një takim online me shqiptarët ne Florida, për të sulmuar sërish ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Sipas Berishës, diplomatja amerikane mban përgjegjësi për marrjen peng të opozitës.

 

“Kuvendi do t’u tregonte atyre vendin e merituar për shkelmimin që i kishin bërë statutit të PD. Për shkelmimin që iu kishin bërë forumeve të PD. Parimeve mbi të cilat ishte ndërtuar kjo forcë politike. Për zhvendosjen e kësaj force nga konservatore në një parti të majtë tërësisht, e larguar nga vlerat tona të përbashkëta, liritë dhe të drejtat njerëzore.  Kundrejt presioneve të jashtëzakonshme të qeverisë që ka marrë peng udhëheqjen e PD, por duhet të pranojmë presionet e pandershme edhe të pengut të qeverisë, ish-kryetarit Basha, sot deputetit Basha, i asistuar në një mënyrë ose tjetër, edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar.”

 

Berisha ka përsëritur se shpallja e tij “non grata” ka ardhur për shkak të lobimit të Soros.

 

“Është abuzuar rëndë me ligjin e Kongresit. Sepse ligji i Kongresit nuk parashikon shpalljen non grata pa fakte dhe dokumente. DASH deklaroi se Sekretari Blinken është bazuar në të dhëna të marra nga OJF në Shqipëri dhe rajon, që të gjitha të sponsorizuara nga Soros.”

 

Berisha ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën, i cili, sipas tij synonte të bashkëpunonte me Ramën.

 

“Pas zgjedhjeve, projekti ishte që kjo parti të shndërrohej në aleate të PS. Gjë të cilën s’mund të pranoja, sepse kjo binte në kundërshtim flagrant të interesave të shqiptarëve.”

 

Një ditë më parë, Kuvendi i PD i mbledhur nga të gjithë delegatët që mbështesin Sali Berishen e shkarkuan Lulzim Bashën nga posti i kryetarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *