Ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Shkodra i ka bërë thirrje qytetarëve që ta rrëzojnë qeverinë me çdo çmim.

 

Përmes një video të hedhur në rrjetin social Facebook Berisha, ka hedhur akuza mbi qeverinë, kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj se janë të lidhur me bandat e krimit.

 

“Rama është vetëm një skizofren bipolar, të cilit poli i paranojës i thotë ata janë të këqij se na rritën statistikën paçka se janë të pafajshëm. Pse policia nuk përballet me bandat që terrorizojnë Shkodrën, Elbasanin, Vlorën? Së pari është e kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me bandat kur ministri është vëllau i kryebanditit të Vlorës, kur kryeministri flet gjithë ditën me bandat në telefon.Pse kryeministri flet në telefon me to? Ai është mbështetësi i tyre. Ndaj dhe thirrja është për qytetarët: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim. Kur vjen problemi, çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdishëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim që po i shfaros dhe po i degdis nëpër botë dhe po i shtyp e poshtëron njëlloj si në diktaturë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *