Nga Qyteti Studenti, ku kreu homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit me rastin e 8 Dhjetorit, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe e ka bërë përgjegjës për humbjet e vazhdueshme.

 

Teksa foli për situatën e PD-së, Berisha u shpreh se kryetari i PD aktual meriton të quhet Lulzim “Boshi”.

 

“Miqtë e mi, në 3 dekada, Shqipëria me gjithë kompleksitetin e vështirësitë, shënoi ndryshime në drejtimin e PD, të qeverisë së saj sa asnjë vend tjetër në Evropë dhe më gjerë. PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje në vitin 2013 dhe doli në opozitë. Në pushtet erdhën ata që u përmbysën me votën e lirë në 22 mars të 1992. Natyrisht bijtë e tyre. Erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të 90, sapo filloi lëvizja studentore ja mbarthi në Korfuz e u kthye pasi përfundoi çdo gjë. Në këto 8 vite, ai me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, me nostalgjinë e modelit të etërve të tij, çbëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha të njëpasnjëshme jetësore të shqiptarëve. Në këto 8 vite, koha jo vetëm që ndaloi në shumë aspekte por bëri edhe prapakthehu. Në këto 8 vite, PD, demokratët dhe demokratet në mbarë Shqipërinë derdhën lumenj djerse, sakrificash, por mjerisht ata kaluan nga një humbje në humbjen tjetër. Absolutisht jo për shkak të tyre por krejtësisht për shkak të njeriut që pas 8 vitesh meriton të quhet as më pak e as më shumë se “Lulzim boshi” apo peng kryetari. Në këto 8 vite, shqiptarët u larguan nga Shqipëria njëlloj si në vitin 1991. Regjimi në pushtet vriste shpresën cdo sekondë minutë orë e ditë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *