Subscribe

Deklaratën e parë pas dorëzimit të mandateve, ish-lideri i PD-së Sali Berisha zgjodhi ta bënte, pasi vizitoi një ekspozitë pikture ku dominonte portreti i presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikes Donald Trump.

 

Në deklaratën e tij Berisha është shprehur se socialistët duhet të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti sepse e them me bindjen time më të thellë se urrejtja ndaj tij bëhet çdo ditë me e pakufishme

 

“Sic e patë erdha këtu të vizitoj një ekspozitë nga piktori Avni Delvina. Ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i Donald Trump. Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. U bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti sepse e them me bindjen time më të thellë se urrejtja ndaj tij bëhet çdo ditë me e pakufishme. I bëj thirrje socialistëve të mos nënvlerësojnë situatën, sepse në mënyrë absolute ndëshkimi popullor për Edi Ramën do të jetë tepër i sigurtë. Ndaj t’i thërrasin mendjes. Ky është një revolucion i nisur nga studentët tani e kanë marrë fjalën qytetarët. Çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Ik! Ik dhe vetëm ik! Dilni socialistë përzini Edi Ramën, largoni nga pushteti njeriun më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës”

 

Pergjate diteve te fundit faktori nderkombetare ka bere shume reagime, por te gjithe kane kritikuar aksionin per djegien e mandateve dhe askush nuk e ka mbeshtetur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *