Subscribe

Fati i vetëm i një gazetari është puna e tij, – Kështu mund të përmblidhet jeta e gazetarit dhe publicistit të njohur Arshin Xhezo, një nga emrat më të njohur të letrave shqipe në vitet 70-80 e më tej.

 

Një vit pas ndarjes nga jeta, që përkon dhe me 70-vjetorin, gazetarë e studiuese u mblodhën në vendlindjen e tij, në Berat, për të vlerësuar kontributin e Xhezos në kulturën, letërsinë dhe gazetarinë shqipe. Një shenjë mirënjohje edhe Bashkia e Beratit i dha gazetarit titullin “Qytetar nderi”.

 

Në këtë përvjetor, Shtëpia Botuese “Naimi” publikoi librin me dorëshkrime të publicistit Arshin Xhezo Fate shkrimtaresh dhe gazetaresh. Ne te trajtohen probleme të gazetarisë dhe letërsisë në diktaturë. Studiuesi Shaban Sinani thekson se filozofia e jetës së Xhezos kuptohet përmes poeteve dhe intelektualeve qe ai trajton.

 

 

Kulmin në karrierën e tij Arshin Xhezo e arriti si kryeredaktor i Zërit të Popullit gjatë viteve 1982-1988. Pas viteve 90  gazetari i është përkushtuar kritikës letrare, publicistikës dhe mësimdhënies. Ai është redaktor i botimit me poezi “Lypësi i kohës” nga Dritëro Agolli, romanit “Kupa e helmit”, i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani me të cilin pati një sërë bashkëpunimesh, apo librit “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, me autor Ismail Kadare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *