E premte, 30 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Beqiraj: Ika për t’i hapur rrugë reformës në Akademi

Gati 2 muaj pasi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj heq dorë nga ky post. Jo sepse gara ishte e padrejtë, pasi për të mbetet një proces i rregullt, por për shkak se përgjegjshmëria për reformën është më e madhe.

 

Reklamë

Edhe pse ka pranuar se politika nuk e ka kuptuar zgjedhjen e tij në krye të Akademisë së Shkencave, Beqiraj ka hedhur poshtë akuzat nëse dorëheqja e tij ka lidhje me buxhetin për Akademinë që diskutohej në Komisionin e Edukimit, e që fill pasi u sigurua një zë në buxhet, ai dha dorëheqjen. Akademiku e konsideron thjesht nje rastësi.

Grupi i punës për reformën në Akademi vijon punën edhe pse pa një kryetar. Sot vijon prezantimi i modeleve të reformimit, ndërsa pritet që deri më 16 nëntor akademikët të dalin me një propozim për reformën.

Reklamë

 

Projekt propozimi që do të miratohet me shumicë votash nga akademikët do t’i kalojë këshillit të ministrave po këtë nëntor.

Më shumë video

Reklamë