Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Behluli: Lugina e humbi Medvegjën, të mbrojmë Bujanocin nga strategjia shtetërore serbe

10 Shtator 14:40

Zgjedhjet e fundit për pushtet lokal të zhvilluara në Medvegje konfirmuam se shqiptarët e e luginës përfundimisht e kanë humbur këtë komunë në Serbi.

 

Ky është konstatimi që ka bërë për emisionin “7 pa pesë” në Vizion Plus, analisti Nexhat Behluli, pjesë e botës së medias dhe biznesit në Luginën e Preshevës.

 

Behluli tha se me humbjen e rëndë në zgjedhjet e fundit Medvegja ra dhe definitivisht shqiptarët në Serbi nuk do të kenë më tre komuna ( Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen) por vetëm dy të tilla.

 

Ai shtoi se kjo gjë për fat të keq ishte e pritshme pasi edhe shqiptarë që banojnë në Medvegje kanë mbetur shumë pak, rreth 500 të tillë.

 

 

“Dikur në asamblene komunale në Medvegjës numri i anëtareve nga listat e partive shqiptare ishte dyshifrore ndërsa sot që flasim nga 25 anëtare në total, vetëm 3 prej tyre janë shqiptare, cka do të thotë se është pakicë minore që nuk do të ketë asnjë ndikim në vendimarrje. Aq më teper që nga 25 asambleiste, 18 i ka fituar partia e Vucic.”

 

 

Por cfarë ndikoi në këtë humbje të thellë të shqiptarëve në Medvegje në zgjedhjet e fundit lokale sipas Nexhet Behlulit?

 

 

“Kemi të bëjmë me një strategji shteterore nga Serbia për të marrë përfundimisht Medvegjen. Shlyerja e vendimit të shqiptarëve dhe heqja nga listat zgjedhore ishin akte të pastra që dëmonstruan punën e shtetit serb për tu mobilizuar totalisht në këto zgjedhje. Kjo ka qënë e qëllimshme. Edhe në zgjedhjet e kaluara, shqiptarët e Medvegjes vërtet nuk banonin në shumicë aty, ama në kohen e zgjedhjeve erdhën dhe votuan. Ndërsa këtë herë ata nuk erdhën dhe kjo për shkak të politikave shteterore serbe. Shume shqiptarë nuk e kanë marrë guximin fare që të bëjnë 100 km nga Kosova drejt Medvegjes pasi kishin frike se mos nuk e gjenin emrin në listë dhe do të bënin rrugën kot. Ka pasur shumë raste kur e kanë pasur emrin në listat online dhe pastaj kur kanë shkuar atje nga afër fizikisht, nuk e kane gjetur veten ne listë. Ka pasur ekip të posacëm nga partia e Vucic, me aktiviste të cilët kanë punuar për politika të tilla jave përpara zgjedhjeve ne Medvegje. Imagjino në zgjedhjet e 2016 në Medvegje kanë qënë 10 mijë votues, ndërsa këtë herë 6 mijë votues. Pra janë hequr 4 mijë shqiptare nga lista dhe janë shtuar 1 mijë serbe.

 

Behluli tha se Lugina e Preshevës e ka të pamundur të jetojë normalisht në ato vise pa ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

 

Ai tha se vitet e fundit ka pasur qasje me pozitive te Shqipërisë dhe Kosovës drejt Luginës ku janë bërë shumë investime ne infrastrukture. Vec këtyre projekteve, ai tha se edhe vizitat e shpeshta të ministrave dhe deputeteve nga Tirana e Prishtina, i kanë dhënë më shumë ngrohtësi shqiptarëve në Serbi.

 

Në fund të fundit shtoi, analisti Behluli, ky është një detyrim kushtetues i vendeve mëmë drejt Luginës.

 

Në fund ai lëshoi edhe një apel për të gjithë faktorin politik shqiptar në Luginë, Shqipëri dhe Kosovës.

 

Ai kërkoi angazhim maksimal që strategjia fituese e Serbisë në Medvegje të mos jetë e suksesshme edhe në Bujanovc, aty ku në pranverën e vitit të ardhshëm mbahen zgjedhje lokale.

 

 

“Për fat të keq duhet të pranojmë që Medvgjen e kemi humbur. Por unë gjej rastin të bëj një apel të forte që të kujdesemi për Bujanocin. Unë kam frikë se Serbia nëpërmjet mekanizmeve shtetërore do të tentoje që këtë strategji fituese që përdori në Medvegje, do të kërkoje ta vëjë në zbatim edhe në Komunen e Bujanocit. Edhe aty ka shumë emigrante dhe për fat të keq nëse zgjedhjet bëhen ne sezonin e punës kur këta banore tanët punojnë jashtë, ekziston mundësia që mekanizmat shteterore serb ti heqin nga lista dhe nga vendbanimi. Në këtë komunë ne jemi liruar nga presioni serb vetëm në dy zgjedhjet e fundit kur kemi marrë mazhorancën, dhe nuk mund ta humbasim sërish. Kjo do të ishte e rrezikshme sepse një qytet me shumicë shqiptarë nuk mund ta qeverisin serbet. Kjo do të pamundësonte zhvillimin e projekteve, do të cënonte të drejten e popullatës. Pa qasje në ekzekutiv cdo gjë do të vështirësohej.

 

 

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
bujanoc Lugina Medvegja Serbi

Nga e njëjta kategori

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me flakët

më shumë...

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh përplasjet e forta në takimin mes Ramës dhe kryebashkiakëve të majtë

më shumë...

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama publikon artikullin e EURONEWS: Lajmi që mërziti sorrat dhe korbat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

11:07

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i...

10:59

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në...

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.