Këshilli bashkiak ndryshe nga herët e tjera kësaj radhe nuk është mbledhur në sallën e takimeve, por kanë realizuar diskutimin e tyre nëpër video-konferencës.
Është bërë kështu dhe miratimi i ndihmave ekonomike për familjet në nevojë në mënyrë që të mos vonohen ndërkohë që një nga propozimet e kryetarit të këshillit ka qenë dhe zerimi i taksave për ato biznese të cilat kanë ndaluar aktivitetin e tyre si pasojë e udhëzimeve qeveritare për parandalimin e COVID-19.
Bashkia Pogradec ngelet e paprekur nga ky virus, ku nga deklarata e përditshme tanimë nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë me dije se asnjë qytetar nuk rezulton të jetë pozitiv





