Subscribe

Rreth orës 10.00 të paradites së kësaj të marte, lideri i opozites  Lulzim Basha ka mberritur ne seline e PD dhe takimin e pare e ka zhvilluar me aleaten monika Kryemadhi dhe negociatoret Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

 

Ata kane diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe në mesdite Basha ka mbledhur të gjithe aleatet për ti njohur me kompromisin e arritur me mazhorancën.

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

 

Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore, dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen para me reformën zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht të gjitha pikave të parashtruara në tetor. E para krijimin e një mekanizëm gjithëpërfshirës transparent me pjesëmarrjen e forcave politike dhe me mundësi dhe akses të çdo faktori tjetër shoqëror, qytetarë dhe të grupeve të interesit. Së dyti miratimin me konsensus jashtë parlamentit dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore të çdo propozimi për reformën zgjedhore të çdo propozimi për reformën zgjedhore. Së treti kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në seancën plenare dhe me këtë mandat të pandryshueshëm kemi mandatar dy përfaqësues të negociojnë me palën tjetër që shqiptarët të mos humbin asnjë minut kohë për të përfunduar një orë e më parë reformën zgjedhor për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe ndershme si rruga e vetme për daljen nga kriza politike.

 

Basha ka theksuar se marreveshja nuk e zgjidh krizen politike.

 

Kriza zgjidhet me zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale me një Kod Zgjedhor që adreson problemet e  shitblerjes së votës, kërcënimit të votuesve, presionit ndaj administratës zgjedhore, depolitizimit të Policisë së Shtetit, infrastrukturës zgjedhore, lirisë së media dhe një instrument politik që garanton vullnetin politik për të zbatuar çdo ligj ekzistues apo që do të ndryshohet me konsensusin e të gjitha forcave politike”

 

 

Kjo eshte marreveshja e pare qe PD arrin me PS pas asaj të arritur nga Rama e Basha ne majin e 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *