Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, të cilin e ka falenderuar për  mbështetjen që italia I ka dhënë vendi tonë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se tashmë është moment që ne nuk duhet të lejojmë të na sundojë krimi dhe paligjshmëria.

 

“Kryeministrin Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë vecanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë. Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *