Subscribe

7 maji ishte caktuar si shansi i fundit për negociata nga lideri i mazhorances rama, Por kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zgjedhur qe nga çadra e protestës te flasë per protestën e 13 majit. Lideri i opozites Basha ka ftuar qytetaret t’i bashkohen tubimit qe do te mbahet te shtunën. Basha ka përsëritur se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e saj per qeveri teknike.

 

Kreu i PD ka komentuar edhe mbledhjen e KQZ duke e akuzuar si nje institucion ne shërbim te qeverise. Por lideri i opozitës, nuk ka kursyer sulmet edhe ndaj faktorit ndërkombëtar, i cili sipas tij, injoron problemin e drogës e sulmon vetëm opozitën.

 

Protesta e 13 majit është protesta e pare qe organizon opozita pas asaj te 18 shkurtit qe u mbyll me ngritjen e cadres para kryeministrisë.

 

 

Fjalën e plotë të kreut të PD-së Lulzim Basha mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *