Subscribe

Pak minuta pasi Prokuroria kërkoi nga parlamenti lejen per arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, kryetari i PD Lulzim Basha i beri thirrje kuvendit te veproje pa humbur kohe.

 

“Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit.”

 

Por sipas liderit te opozitës Basha, arrestimi i ish-ministrit te brendshëm është vetëm hapi i pare, pasi tashme qeverisja e Edi Ramës ne fakt ka përfunduar.

 

“Çdo ditë e qëndrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar. Partia Socialiste është sot në buzë të greminës, nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste.”

 

Me pas anëtaret demokrate te Këshillit te Mandateve dhe Imunitetit shkuan ne ambientet e kryesisë se kuvendit, per t’i kërkuar kryeparlametarit Gramoz Ruci thirrjen e mbledhjes.

 

Por kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sqaroi se këshilli do te mblidhet ne përputhje me rregulloren, duke bere te qarte se maxhoranca do te votoje pro heqjes se imunitetit per Sjamir Tahirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *