Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një bashkëbisedimi me gazetarët, pas kthimit nga PPE është shprheur se në fukus të takimeve që ai ka zhvilluar në Zagreb dhe Lajpcik ka qenë mbështetja e Shqipërisë për futjen në Europë.

 

Lideri i opozitës është shprehur ndër të tjera se futja në BE nuk është një proces i lehtë.

 

Sipas Bashës vendi do të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave vetëm pas plotësimit të 9 kushteve.

 

“Fokusi i të dy takimeve ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në BE. Shpreh mirënjohje për këtë qëllim të palëkundur. Si çdo proces, edhe si futja në një stadium, futja në BE nuk është një proces i lehtë, është një process që kalon përmes përmbushjes së kritereve. Theksi i drejtuesve të BE edhe gjatë takimeve që kam pasur ka qenë përmbushja e kushteve. Për shqiptarët kjo nuk është diçka e re. Shqipërisë do ti hapen negociatat pas plotësimit të 9 kushteve.Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj rradhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zez mbi të bardhë.

1. Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore.

2. Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja enjë vendimi prej saj për farsën e 3 Qershorit

3. Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënurë të suksesshme, jo për të lartë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota.

4. Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

5. E konsideron tërësisht të pamjaftueshme situatën sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, kultivimit masiv të kanabisit dhe të drogës dhe pastrimit të parave dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndëtimin e një regjistri bindës, jo thjesht të shfaqjeve por paralizimit, goditjes dhe çuarjes përpara drejtësisë dhe dënimit duke përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë dhe organizatat kriminale. Bën thirrje për progres në rrugën e reformës e administratës publike si një katastrofë që nuk ka të dytë në Europë pwr nga politizimi i saj.

6. Shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në betejën e saj për t’i shërbyer interesave legjitime të shqiptarëve dhe aspiratës kombëtare për anëtarësim në BE.

7. Gjërat duhen thënë troç. Vetëm kështu ndihmohet shqipëria. Vetëm kështu ndihmohen shqiptarët.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *