Në takimin që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të martë me kandidatët për deputetë, i falenderoi ata për përkushtimin dhe punën e tyre në rrugën drejt demokracisë.

 

Duke u fokusuar tek procesi i zgjedhjeve, për të cilën tha se u realizua vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë, Basha theksoi se fushata e PD nuk ka përfunduar ende.

 

Ai shtoi se misioni i PD për të sjellë ndryshimin në Shqipëri do të vazhdojë me fuqi maksimale.

 

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë! Fushata dhe misioni ynë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë, PD u bë më e forte se kurrë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *