Kryetari i partisë demokratike ka zbuluar emrat e deputetëve të rëndësishëm të cilët sipas tij janë përfshirë në blerjen e votave në veri gjatë zgjedhjeve te kaluara.
Nga Dibra ku u takua me qytetarët, Basha tha se ata janë të faktuar në “Dosjen 184” per krime elektorale.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD“Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Sadri Abazi, Blerim Ndreu, Paulin Sterkaj, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota dhe për të mbushur kutitë e votimit, që të kapnin bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin që e vunë në zbatim në 2017”.
Por për Bashën ndëshkimi I vetëm për Ramën dhe vartësit e tij është burgu.
Edi Rama ka qejf të rrijë me Ymer Lalën. Edi Rama dhe Ymer Lala do të rrinë bashkë në qelitë e burgut 313, aty ku e kanë vendin të gjithë at që kryen vjedhjen e votave dhe instalimin e një pushteti kriminal”.
Lulzim Basha kërkoi mbështjen e dibranëve që me 16 mars të bashkohen dhe të largojnë Ramën nga pushteti.
“Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje, sepse Dibra ishte kurbani i parë i bashkimit të Edi Ramës me kriminelët, me trafikantët e drogës dhe të vajzave dhe grave. Këtu në Dibër në shtator të 2016 u bë eksperimenti i parë i Edi Ramës me aleancë me krimin. Vendosi të sjellë në krye të vendit, kriminelët për të nënshtruar demokratët dhe për të zhdukur socialistët e Dibrës. Tash dy vjet e gjysmë dibranët e dinë se zot në shtëpitë dhe bizneset e tyre është Edi Rama dhe Ymer Lala, janë horrat dhe kriminelët”.
Në takimet me qytetarë e biznese të zonës, Basha përsëriti disa nga premtimet që lidhen me uljen e cmimit te naftes te taksave dhe te energjise.
BASHA: “DOSJA 184”, FUNDI I RAMES
“RAMA DHE DISA MINISTRA, PAZAR PER VOTA ME YMER LALEN”