Në turin e tij “Rrugëtim për Shqipërinë” Lulzim Basha është ndalur paraditen e kësaj të hënë në Durrës për një bashkëbisedim me biznesin prodhues. Ai tha se ky sektor është në një luftë për mbijetese dhe po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie.

 

 

Sektori i biznesit në luftë për mbijetesë. Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë.

 

 

Basha e ka të qartë edhe zgjidhjen edhe për bizneset prodhuese, pra taksa më të ulëta dhe luftë korrupsionit.

 

 

Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë por më të lehtë. Ne jemi për taksa më të ulta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë. Po tregohemi me gisht si si qëndra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qëndra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit.

 

Në takimin me liderin e opozitës,  bizneset shprehën shqetësime për barrën fiskale, veçanërisht për tatim fitimin dhe kostot e prodhimit.

 

Ata thanë se duhet të ketë reformim të inspektoriateve, jo ti shkojnë 30 lloje inspektorësh në bizneset e tyre. Më tej ata shtuan se duhet të krijohen zona të lira biznesi.

 

Të orientohet tregu dhe të stimulohet biznesi që të prodhojmë për ekspertin. Duhet të garantohet prodhimi i lëndës së parë tekstile, sepse e importojmë nga Kina dhe kjo sjell kosto. Nëse sigurohet lënda e parë nuk mbetemi akllevër të kompanove të huaja por sigurojmë prodhim Made in Albania për tregun tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *