Kryetari i PD, Lulzim Basha u ndal në Malësi të Madhe këtë të hënë, për të zhvilluar takimin e radhës elektoral. Ai u prit me brohoritje nga disa qytetarë.

 

Pasi u përshëndet me ta, Basha hipi mbi makinë për të mbajtur fjalën e tij. Ai premtoi se do të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, ndërsa për kryeministrin Edi Rama tha se koha e tij ka marrë fund.

 

“Në këto 30 vite, vendi ynë është përballur me sfida të mëdha. Shpesh herë politika i ka ndarë njerëzit në llogore, dhe zgjedhjet kanë përcaktuar, kanë marrë afatshkurtër e afatgjatë, kurrë më parë nuk kanë qenë shqiptarët kaq të bashkuar sa sot. 8 vite ka ky njeri që mban peng vendin, që i ka shndërruar pasuritë e Malësisë në pasuri private. E bëri politikën e pisët, sepse erdhi me premtime të mëdha, dhe me paturpësinë më të madhe i braktisi. Koha e tij ka marrë fund, dhe sot e di Malësia e Madhe, Shkodra e gjithë Shqipëria. Një ditë e re po vjen, një ditë e politikës së re, e vendimmarrjes që ndihmon e nuk pengon mirëqënien e qytetarëve. Ashtu siç hoqëm vizat, do e fus Shqipërinë në BE. Një ekonomi që zhvillohet, do sigurojmë vende pune, që rinia e Malësisë së Madhe të arsimohet këtu, me paga dinjitoze, pranë prindërve të tyre. Ndodhem sot mes jush jo vetëm për t’iu thënë bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë, Shqipëria të fitojë. Drejt fitores së Shqipërisë, do i prini me votën tuaj. Ndryshimi ka ardhur. Ja kështu siç jemi mbledhur. Kështu do mblidhen shqiptarët kudo. Vendimi është marrë. Ndryshimi do të vijë me votën tuaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *