Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i shqetësuar për numrin e viktimave nga koronavirusi që Shqipëria shënoi brenda një jave.

 

Basha tha në “Twitter” se familjet shqiptare janë në vështirësi. Por sipas tij, kryeministri Edi Rama në vend që t’i ndihmojë, merret me mediat sociale.

 

“Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *