Subscribe

Barinjtë po i vënë zjarrin vendin me qëllim që të përfitojnë sa më shumë kullota. Gishti i akuzës e drejton kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

 

Ky institucion propozon qe asnjë bari që kërkon të marrë në përdorim siperfaqet e djegura për kullotë, te mos i përfitojë ato. Sipas Zamir Dedej, kjo masë duhet marre për të penalizuar pronarët e stanëve në mënyrë që të heqin dorë nga vendosja e zjarreve të qëllimshme.

 

ZAMIR DEDEJ

DREJTOR I ZONAVE TE MBROJTURA

“Çfarë ndodh konkretisht? Barinjtë i vënë zjarrin zonave për kullota. Pra do të ndalohne që t’i përdorin këto kullota. Ose do të ndërgjegjësohen ata, ose do t’i shkojmë deri në fund, sepse disa lodhen dhe rropaten për të shuar zjarret dhe të tjerët përfitojnë.”

 

 

Drejtori i Agjencisë së zonave të Mbrojtura thotë se vënia nën kontroll e vatrave si ajo e Karaburunit kërkon patjetër avionë ujë-mbajtës, gjë për të cilët qeveria shqiptare po negocion me palën italiane për t’i blerë.

 

“Do të ishte mirë që Shqipëria të ketë avionë që mbajnë ujë sepse kanë kapacitete më të mëdha sesa helikopterët. Kam biseduar me palën italiane dhe Shqipëria është në tratativa për të marrë të tillë përmes një fondi të akredituar.”

 

Ndërkohë Dedej shprehet se në disa zona dëmet mund të kishin qenë më të vogla nëse Emergjencat Civile do të kishin reaguar në kohë.

 

“Sigurisht që helikopterë lëvizin me një procedurë më të komplikuar sepse ato varen nga Forcat e Armatosura dhe kanë procedura më sofistikuara në urdhërin e shërbimit që marrin helikopterët për këto shërbime.”

 

 

Nga ana tjetër, mos dënueshmëria e zjarrvenesve te qellimshem është një tjetër faktor për shtimin e rasteve. Pas arrestimit nga policia, prokuroria dhe gjykata e kanë të vështirë që të gjejnë prova për t’i fajësuar barinjtë dhe në këto kushte ata lirohen.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *